Mbappe fiton Këpucën e Artë, francezi mbyll Botërorin si golashënuesi më i mirë
Sulmuesi i Francës, Kylian Mbape, fitoi “Këpucën e Artë” të Kupës së Botës, pasi e mbylli turneun si golashënuesi më i mirë me 10 gola. Francezi doli sërish fitues në garën individuale me Lionel Mesin, i cili e përfundoi Botërorin me tetë gola. Argjentinasi shkoi në finalen ndaj Spanjës me mundësinë për ta barazuar ose kaluar Mbapen në krye të renditjes së golashënuesve, por nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës në ndeshjen vendimtare. Nga ana tjetër, Mbape e nisi sfidën për vendin e tretë ndaj Anglisë me mundësinë për të konsoliduar kryesimin. Sulmuesi i Real Madridit realizoi dy gola, duke e çuar në 10 numrin total të golave në turne, një shifër që nuk u arrit nga asnjë lojtar tjetër. Falë këtij bilanci, Mbape...
Burimi:
ntv.al