Martinez drejt Juventusit. Inter ndryshon mendje për Vicario-n dhe gjen portier te rivalët

Martinez drejt Juventusit. Inter ndryshon mendje për Vicario-n dhe gjen portier te rivalët

10 Qershor 2026 17:40 Telesport Pasi Emiliano Martinez është shumë pranë transferimit te Juventus, Inter ka hedhur sytë nga një tjetër portier duke hequr dorë përfundimisht nga argjentinasi. Mediet italiane zbulojnë se Inter është në bisedime me portierin e Lazios, 32-vjeçarin Ivan Provedel. Madje, ky i fundit është parë në selinë e Interit, bashkë me agjentin e tij. Edhe pse është përfolur për emra si Emiliani Martinez apo Guglielmo Vicario, Inter ka ndryshuar plan dhe kërkon të tregojë besimin e plotë ndaj portierit tyre të dytë aktualisht, Josep Martinez. Ndërsa Provedel do të jetë mbështetës për Josep Martinez dhe do t’i japë mundësinë trajnerit Cristian Chivu të ketë në dispozicion dy zgjedhje të mira për portën. Çmimi i kërkuar nga Lazio do të jetë 4-5...