Martinelli: E meritojmë kualifikimin në gjysmëfinale, motivim për ndeshjen ndaj Manchester City
16 Prill 2026 14:28 Telesport “Kjo është hera e dytë radhazi që arrijmë në gjysmëfinalet e Champions League dhe të gjithë jemi shumë të lumtur.” Sulmuesi i Arsenal, Gabriel Martinelli, nuk mundi ta fshihte gëzimin e tij pasi “topçinjtë” barazuan 0-0 kundër Sporting Club. Sulmuesi brazilian, më tej komentoi: “E meritojmë këtë arritje, luajtëm mirë. Do ta shijojmë këtë rezultat dhe pastaj do të përqendrohemi në një ndeshje të rëndësishme si ajo e së dielës kundër Manchester City.” “Kur luan në Ligën e Kampionëve, është gjithmonë e vështirë sepse nuk ka asnjë ekip që nuk është i fortë. Luajtëm mirë, duke u mbrojtur në mënyrë perfekte. Nuk shënuam, por kjo është në rregull, do ta marrim këtë short dhe kualifikimin”, shtoi Martinelli. “Një fitore që...
Burimi:
telesport.al