Marc Marquez triumfon në garën e zhvilluar në Gjermani dhe hyn në garë për titullin kampion
12 Korrik 2026 14:45 Telesport Piloti spanjoll Marc Marquez fitoi të dielën garën e Cmimit të Madh të Gjermanisë në MotoGP, zhvilluar në pistën e Sachsenring. Një triumf i merituar i pilotit të Ducati (suksesi i tretë sezonal), që hyn kështu në garë për titullin kampion. Një garë e dominuar nga kampioni i botës në fuqi, që u shkëput gradualisht një xhiro në xhiro e triumfoi i shkëputur ndjeshëm nga rivalët. Ai përsëriti fitoren e një dite më parë, kur doli i pari edhe në garën sprint në këtë pistë. Dhe, ashtu si të shtunën, në podium u ngjitën edhe dy pilotët e Aprilia Trackhouse. Në vendin e dytë u rendit japonezi Ai Ogura, që la pas shokun e tij të skuadrës, spanjollin Raul Fernandez....
Burimi:
telesport.al