Maran shpall listën e të grumbulluarve në Kombëtare, prurje të reja Luis Hasa dhe Qirko i Partizanit
Adriatik BALLA Trajneri italian Ronaldo Maran, i cili mori drejtimin e përfaqësueses së Shqipërisë vetëm dy javë më parë, ka zbardhur listën e lojtarëve të Kombëtares për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor, konkretisht ndaj Izraelit (3 qershor) dhe Luksemburgut (6 qershor). Trajneri i është përmbajtur kryesisht listës së mëparshme, pra bërthamës së grupit. Por bie në sy fakti se ai nuk e ka ftuar sulmuesin më në formë të Kombëtares në këtë moment, Ernest Muçi. Kurse emrat e njohur dhe që janë themeli i skuadrës, si Gjimshiti, Ismajli, Ajeti, Asllani, Ramadani, Bajrami, Daku, Broja dhe Uzuni janë ftuar që të gjithë të jenë pjesë e skuadrës. Prurjet e reja Dy debutuesit e ftuar janë zgjedhjet më interesante, të cilat dëshmojnë më së miri se...
Burimi:
sot.com.al