Manchester United nënshkruan me një tjetër brazilian për 58 milionë euro, do të zërë vendin e Casemiro
9 Korrik 2026 12:09 Telesport Manchester United ka arritur një marrëveshje me Chelsea për blerjen e Andrey Santos. Sipas “The Athletic”, djajtë e kuq do të paguajnë 48 milionë paund, plus 2 milionë paund në bonuse lehtësisht të arritshme (afërsisht 58 milionë euro në total), me klubin londinez që mban klauzolën e riblerjes prej 10%. Mesfushori 22-vjeçar brazilian, ka arritur një marrëveshje për kushtet personale me United dhe ka marrë dritën jeshile të Chelsea për të udhëtuar dhe për të përfunduar transferimin. Andrey Santos, nën kontratë në “Stamford Bridge” deri në vitin 2030, kishte qenë subjekt i disa pretendentëve. Te Manchester United u besojnë brazilianëve, psai përveç Santos ka mbërritur edhe Ederson, që do të mbushin boshllëkun e lënë nga largimi i Casemiro. Andrey Santos...
Burimi:
telesport.al