Manchester City, në “çatinë” e botës. Ja klubet me më shumë lojtarë në Botërorin 2026
10 Qershor 2026 13:22 Alfred Lleshi Të dhënat zyrtare kanë zbuluar klubet që kanë dërguar më shumë futbollistë në Kupën e Botës 2026, me Manchester City që renditet në vendin e parë. Klubi anglez kryeson listën me plot 19 lojtarë të përfshirë në Botëror, duke konfirmuar edhe një herë nivelin e jashtëzakonshëm të talentit që ka në përbërje. Menjëherë pas tij vjen Bayern Munich me 18 futbollistë. Në vendin e tretë renditen PSG dhe Arsenali, të dyja skuadrat me nga 16 lojtarë pjesëmarrës në turneun më të madh të futbollit. Barcelona mban vendin e pestë me 15 futbollistë. Ndërkohë, Manchester United, Crystal Palace dhe Atletico Madrid ndajnë të njëjtën shifër, me nga 12 lojtarë secili në Kupën e Botës 2026. Këto shifra tregojnë qartë se...
Burimi:
telesport.al