Man. United gjen në Brazil zëvendësuesin e Casemiro-s, gati rikthimi i bujshëm në Premier League

Man. United gjen në Brazil zëvendësuesin e Casemiro-s, gati rikthimi i bujshëm në Premier League

3 Maj 2026 16:09 Telesport Manchester United pritet të jetë shumë aktiv gjatë merkatos së verës, ku synon të bëjë shumë ndryshime në ekipin aktual. Një nga repartet që “Djajtë e Kuq” janë detyruar të ndërhyjnë është mesfusha, ku largimi i Casemiro-s do të lërë një boshllëk të madh. Së fundmi, një emër i ri ka dalë në skenë për të zëvendësuar brazilianin. Sipas FogaoNet, Man. United ka piketuar Danilon, mesfushorin 25-vjeçar të Botafogo si zëvendësuesin ideal të Casemiro. Danilo ka qenë më parë pjesë e Premier League për dy sezone te Nottingham Forest, por nuk është se la ndonjë gjurmë të madhe. Gjatë verës së kaluar, Danilo u rikthye në Brazil duke firmosur për 28 milionë euro me Botafogon, pasi më parë kishte qenë...