Man. City gjen zëvendësuesin ideal të Rodri-t, është vetëm 18 vjeç dhe kushton 70 milionë euro
27 Qershor 2026 15:05 Telesport Pasi ka siguruar transferimin e Elliot Anderson për 135 milionë euro, Manchester City ka një tjetër objektiv të madh në merkato: Ayyoub Bouaddi. 18-vjeçari maroken i cili ka shkëlqyer këtë Botëror ka ngjallur interesin e shumë klubeve të mëdha, mes tyre edhe të Manchester City. “Qytetarët” e shohin marokenin si pasardhësin e Rodri-t. Spanjolli hyn në vitin e fundit të kontratës dhe dëmtimi i rëndë që pësoi vitin e kaluar, ka ndikuar shumë te forma aktuale. Po ashtu nuk përjashtohet mundësia e transferimit të spanjollit te Real Madrid. Përsa i përket Ayyoub Bouaddi, Lille kërkon mbi 70 milionë euro për të lënë të lirë marokenin. Sipas medieve angleze, kanë nisur kontaktet e para mes palëve.
Burimi:
telesport.al