Malisheva shkatërron Vllazninë, shkodranët eliminohen nga Liga e Konferencës

Malisheva shkatërron Vllazninë, shkodranët eliminohen nga Liga e Konferencës

Adriatik BALLA Kampionati shqiptar provohet më mirë në ballafaqimet ndërkombëtare, pra në garat e UEFA-s. Skuadrat tona nuk arrijnë të shkojnë deri në fazën e grupeve, madje shumica eliminohen që në raundin e parë paraeliminator, duke treguar dobësi, duke mos pasur nivel rivaliteti edhe me vendet e vogla europiane. Vllaznia e Shkodrës e dëshmoi këtë mbrëmë, pasi u eliminua nga një skuadër e Kosovës. Një eliminim që djeg për shkodranët, duke menduar ambicien e tyre në kampionatin shqiptar, por shumë larg nivelit europian. Kështu, nënkampionia e Kosovës, Malisheva, ka zhvilluar një ndeshje të madhe këtë të mërkurë, duke e rikthyer rezultatin në mënyrë të ‘çmendur’ ndaj Vllaznisë së Shkodrës. Në ndeshjen e luajtur në “Kampin Nacional” në Hajvali, skuadra e drejtuar nga Thomas Brdariç mori...