Maldini e ka seriozisht, vjen takimi i shumëpritur me Guardiolën për stolin e Italisë
20 Korrik 2026 19:26 Telesport Pas zyrtarizimit të Paolo Maldinit si Drejtori i ri Teknik i Kombëtares italiane dhe Leonardos si këshilltari i tij, dyshja ka nisur direkt punën për të gjetur trajnerin e ri. Gjithë këto kohë është përmendur vazhdimisht emri i Pep Guardiolës dhe mesa duket nuk është thjesht për të kaluar radhën. Sky Sports Italia zbulon se gjatë fundjavës, dyshja drejtuese, Maldini-Leonardo, kanë udhëtuar në Barcelonë dhe janë takuar me Pep Guardiolën, për t’i prezantuar atij projektin e tyre. Bëhet fjalë për një projekt katërvjeçar, me qëllim ndërtimin e një skuadre konkurruese për Kupën e Botës 2030. Plani përfshin një fazë fillestare të përqendruar në Ligën e Kombeve që nis në shtator, e ndjekur nga synimi për Euro 2028 dhe më pas...
Burimi:
telesport.al