Luis Suarez: Ju zbuloj sulmuesin tim të preferuar. Ai i ka të gjitha…

Luis Suarez: Ju zbuloj sulmuesin tim të preferuar. Ai i ka të gjitha…

26 Qershor 2026 15:24 Telesport Legjenda Luis Suarez ka zbuluar sulmuesin e tij të preferuar. Në një intervistë të fundit, ai ka zgjedhur 3 emra, Haaland, Kane dhe Darwin Nunez, por i preferuari i tij është anglezi. “Haaland është një 9-sh vdekjeprurës në zonë, megjithëse skuadra duhet të luajë sipas pikave të tij të forta. Personalisht, preferoj Harry Kane. Ai lidhet shumë më mirë me pjesën tjetër të ekipit. Ai parashikon vrapimet e shokëve të tij të ekipit dhe mendoj se e kupton lojën ndryshe. I vlerësoj shumë këto lloj detajesh”. “Nunez? I shkëlqyer! Ai duhet të mësojë disa gjëra më shumë, por është ende i ri. Jam i sigurt se do të kthehet në nivelet më të larta”.