“Luis Enrique u ngrit dhe tha: Nëse vesh fanellën e Real Madridit, nuk të flas më”
José María Fernández de Brito, ish-trajner futsalli i Luis Enrique, kur tekniku aktual i PSG ishte vetëm 7 vjeç, tregoi disa histori interesante nga fëmijëria e tij në një intervistë për RMC. “Rrinte gjithmonë me vëllain Felipe dhe me Abelardo Fernández. Luis Enrique ishte ai që komandonte. Ishte lideri i grupit. Kur bënin ndonjë prapësi, i pari që ikte me vrap ishte Abelardo. Që atëherë Luis kishte shpirt lideri, me mentalitetin: Unë komandoj dhe do ta bëjmë kështu. Në fushë ishte shumë luftarak, siç e shohim edhe sot”, – tha ai. Më pas zbuloi një episod interesant nga koha kur Luis Enrique luante te Sporting de Gijón: “Një ditë erdhi dhe më tha: Kam një lajm të mirë për ty. Kam firmosur me Real Madridin…...
Burimi:
telesport.al