Luis Enrique thyen rekordin e Guardiolës, bëhet “mbreti” i ri i Champions League

Luis Enrique thyen rekordin e Guardiolës, bëhet “mbreti” i ri i Champions League

30 Prill 2026 10:24 Alfred Lleshi Luis Enrique vazhdon të shkruajë histori në Ligën e Kampionëve, duke konfirmuar statusin e tij mes elitës së trajnerëve europianë. Spanjolli ka arritur një rekord të jashtëzakonshëm; është bërë trajneri që kap më shpejt shifrën e 50 fitoreve në këtë kompeticion prestigjioz. Sipas statistikave zyrtare, Luis Enrique i arriti 50 fitoret në vetëm 77 ndeshje, duke lënë pas Pep Guardiolën, i cili kishte vendosur rekordin e mëparshëm me 50 fitore në 80 ndeshje. Diferencë e vogël në shifra, por domethënëse në një kompeticion ku çdo ndeshje luhet me nivel maksimal. Ky rekord konfirmon konsistencën dhe ndikimin e Luis Enrique në Champions League, që nga periudha e tij te Barcelona, ku fitoi trofeun në vitin 2015, e deri tek aventurat...