Jo vetëm Ferran Torres, PSG ka në “xhep” edhe një tjetër super lojtar për 60 milionë euro

Jo vetëm Ferran Torres, PSG ka në “xhep” edhe një tjetër super lojtar për 60 milionë euro

2 Gusht 2026 19:11 Telesport PSG pritet të zyrtarizojë shumë shpejt dy transferime të bushme, ndoshta që javën që vjen. I pari është Ferran Torres, me të cilin ka arritur marrëveshjen paraprake për kushtet personale dhe i dyti është anësori belg i Ajax-it, Mika Godts. Sipas De Telegraaf, marrëveshja mes Ajax dhe PSG-së pritet të arrihet për shifrën 60 milionë euro. Anësori belg shkëlqeu sezonin e kaluar në Holandë, duke shënuar 17 gola dhe duke dhënë 15 asiste në 44 ndeshje. Oferta prej 40 milionë eurosh e kampionëve në fuqi të Europës është refuzuar nga klubi holandez, të cilët janë të vendosur për shifrën 60 milionë euro. 21-vjeçari i cili luan si sulmues i krahut të majtë konsiderohet si një lojtar me të ardhme të...