Lucas Hernandez i bindur: Po bëjmë historinë e futbollit francez dhe të Champions
Pas seancës së fundit stërvitore të PSG, pak orë para nisjes së kampiionëve të Francë spër në Budapest, për të luajtur finalen e Champions League, mbrojtësi Lucas Hernandez theksoi rëndësinë historike të triumfit për të dytin radhazi. Mbrojtësi francez theksoi se si PSG po konsolidon pozicionin e saj në nivelin më të lartë evropian, një rrugë që, sipas tij, tashmë ka lënë gjurmë në historinë e kohëve të fundit të klubit dhe atë të futbollit francez. Në të njëjtën kohë, Hernandez theksoi se qëllimi më i rëndësishëm ende nuk është arritur. Hernandez foli edhe për mentalitetin e ekipit, duke nënvizuar vështirësinë e arritjes së vazhdueshme në fazën finale të garës më prestigjioze të Evropës: “Ne vazhdojmë të ndërtojmë historinë e këtij klubi dhe, pjesërisht, atë...
Burimi:
telesport.al