Lojtari i Spanjës jep premtimin, nëse fitojnë Botërorin kundër Argjentinës jep dorëheqjen nga Kombëtarja

Lojtari i Spanjës jep premtimin, nëse fitojnë Botërorin kundër Argjentinës jep dorëheqjen nga Kombëtarja

Spanja do të ketë një shans për të fituar titullin e dytë të Kupës së Botës në histori të dielën. Kundërshtari i tyre në finalen e Kupës së Botës është kampionia në fuqi, Argjentina, dhe të gjithë presin një spektakël absolut në New York. Kjo ndeshje mund të jetë e fundit në karrierën përfaqësuese për mbrojtësin e majtë Marco Cucurella. Ai njoftoi se do t’i jepte fund karrierës nëse fitonte Kupën e Botës. “Nëse fitoj Kupën e Botës, do ta telefonoj trajnerin në mëngjes dhe do t’i them se po largohem nga Kombëtarja”, tha Cucurella dhe shtoi: “Me titullin kampion evropian dhe botëror, nuk mund të jetë më mirë”, tha mbrojtësi 28-vjeçar. Cucurella do të bëjë vetëm paraqitjen e tij të 32-të në ekipin kombëtar...