Liverpool-PSG, formacionet zyrtare. Salah e nis sërish nga stoli
14 Prill 2026 20:05 Telesport Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Liverpool-PSG, e vlefshme për çerekfinalen e kthimit në Champions League. Parizienët vijnë me avantazhin 2-0 nga ndeshja e parë, megjithatë anglezët ende nuk janë dorëzuar. Arne Slot ka lënë sërish në stol Mohamed Salah. Ndërsa Luis Enrique ka zgjedhur formacionin më të mirë të mundshëm. Liverpool XI: Mamardashvili; Frimpong, Konate, Van Dijk, Kerkez; Gravenberch, Mac Allister; Isak, Szoboszlai, Wirtz; Ekitike. PSG XI: Safonov; Hakimi, Marquinhos, Pacho, N. Mendes; Zaire-Emery, Vitinha, J. Neves; Doue, Dembele, Kvaratskhelia.
Burimi:
telesport.al