Lionel Mesi përballet për herë të parë me Anglinë, e quan ndeshje speciale
Adriatik BALLA Gjysmëfinalet e Botërorit vijnë shpejt dhe ekipet që kanë ecur deri këtu po përgatiten furishëm. Ndërkohë, Lionel Mesi ka thënë se përballja me “superfuqinë”, Anglinë, në gjysmëfinale të Kupës të Botës do të jetë e veçantë. Argjentina e Mesit e eliminoi Zvicrën në çerekfinale, ndërsa në gjysmëfinale, të mërkurën mbrëma, përballet me Anglinë. Për Mesin do të jetë ndeshja e parë në karrierë kundër Anglisë. Anglia dhe Argjentina kaluan në gjysmëfinale pas kohëve shtesë. Anglezët e eliminuan Norvegjinë. Dy përfaqësueset kanë histori të pasur në Kupën e Botës, si ajo e dy golave të Diego Maradonës në vitin 1986. Por, befasisht, kjo do të jetë ndeshja e parë e Mesit me Anglinë. “Çdo gjë që kam parë dhe kujtoj nga ajo ndeshje e...
Burimi:
sot.com.al