Arteta: Duam të jemi më të mirë se vjet, ditë pas dite do të zbulojmë nëse mund ta mbrojmë titullin
Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, ka folur sot për mediat para debutimit në Premier League. Kampionët në fuqi do të luajnë ndaj Coventry në fushën e tyre. Ai pranoi se do të jetë e vështirë të mbrojnë titullin. “Do ta zbulojmë rrugës, pasi nuk e kemi bërë më parë. Kam pasur përvojë, por në një rol tjetër. Ka të bëjë me atë që vendos çdo ditë, standardet dhe si i drejton ato ditë pas dite deri në fund të majit“, tha Arteta. “Ndihemi mirë, ndihemi ndryshe. Shpresoj më mirë. Jam më i emocionuar se kurrë, më i uritur se kurrë. Mezi pres ta filloj këtë sezon të Premier League në shtëpi para mbështetësve tanë”, shtoi spanjolli. Më tej, Arteta tha: “Duhet të marrim frymë dhe...
Burimi:
telesport.al