Lewandowski ndahet me Barcelonën mes emocioneve, duartrokitjeve dhe lotëve të lamtumirës
18 Maj 2026 11:42 Alfred Lleshi Robert Lewandowski i ka dhënë lamtumirën publikut të Barcelonës në një mbrëmje që do të mbetet në kujtesë. Sulmuesi polak u nderua si legjendë e vërtetë, i pritur me duartrokitje dhe kore të forta gjatë gjithë kohës, nga nxehja deri në minutën e fundit në fushë. Edhe para fillimit të ndeshjes ishte qartësisht protagonist. Kur emri i tij u shpall nga altoparlantët e stadiumit, tifozët u ngritën në këmbë për një ovacion të gjatë. Çdo prekje e tij e topit shoqërohej me duartrokitje, ndërsa Hansi Flick vendosi ta zëvendësonte në fund për t’i lejuar përqafimin e fundit me publikun. Pas ndeshjes, i përlotur, u ngrit në ajër nga shokët e skuadrës në mes të fushës, mes koreve dhe duartrokitjeve. Më...
Burimi:
telesport.al