Lewandowski e mbyll me mirënjohje dhe nderime te Barcelona. Destinacioni i ri nuk do të jetë as Milan dhe as Juventus
16 Maj 2026 19:04 Telesport Tashmë nuk ka më dilema. Robert Lewandowski do të largohet në fund të këtij sezoni nga Barcelona. Mesditën e sotme, sulmuesi polak ka komunikuar zyrtarisht largimin nga katalanasit, ku nuk kanë munguar falënderimet për presidentin Laporta dhe tifozerinë që e ka mbështetur që nga dita e parë. Lewandowski numëron 191 ndeshje me Barcelonën në këto katër sezone, ku ka shënuar 11 gola dhe ka fituar 7 trofe. “Pas katër vitesh plot sfida dhe punë të palodhur, është koha për të ecur përpara. Largohem me ndjesinë se misioni është përmbushur. Katër sezone, tre tituj kampioni. Nuk do ta harroj kurrë dashurinë që mora nga tifozët që nga ditët e mia të para. Katalonja është vendi im në tokë. Faleminderit të gjithëve...
Burimi:
telesport.al