Lëvizja/ Karrik mbetet në krye të Mançester Junajtid
Mançester Junajtid nuk do të ketë trajner të ri. Klubi i madh anglez ka njoftuar të premten se Majkëll Karrik do të vazhdojë punën si trajner. Ai ka firmosur kontratë të vlefshme deri në vitin 2028. Karrik në janar u emërua trajner i përkohshëm, pas shkarkimit të Ruben Amorimit. Me Karrikun në krye, Junajtid pati rezultate shumë të mira, ndërsa siguroi kthimin në Ligën e Kampionëve. Junajtid me Karrik trajner i fitoi 11 prej 16 ndeshje. Asnjë skuadër nuk fitoi më shumë pikë se Junajtid në Premier League prej se Karrik është trajner. Karrik ka pasur karrierë të madhe edhe si lojtar i Junajtid. I kishte luajtur 464 ndeshje, ndërsa kishte fituar pesë trofe të Premier League, dy Kupa të Ligës, Kupën FA, Ligën e...
Burimi:
sot.com.al