Letra emocionuese e Buffon për vdekjen e Manninger: Një mik dhe person që gjithmonë e kam admiruar

Letra emocionuese e Buffon për vdekjen e Manninger: Një mik dhe person që gjithmonë e kam admiruar

17 Prill 2026 8:19 Alfred Lleshi Mes shumë reagimeve për vdekjen e papritur të Alexander Manninger në një aksident rrugor, nuk mund të mungonte Gianluigi Buffon. Portieri austriak kishte qenë për vite me radhë zëvendësi i tij te Juventusi, ndaj Buffon i kushtoi një mesazh prekës në rrjetet sociale pas lajmit tragjik: “I dashur Alex, çdo fjalë është e tepërt. Çdo lot do të ishte vetëm hidhërim për humbjen e një miku dhe personi që gjithmonë e kam admiruar. Kishe zgjedhur të mbeteshe i pavarur nga varësia e botës së futbollit, duke kërkuar lumturinë në gjërat e thjeshta. Bëje një jetë të shëndetshme mes pyjeve, peshkimit, natyrës, familjes. Ky ishte besimi yt. Në një botë shpesh të përkulur e të nënshtruar, që ndjek dominimin, karrierizmin...