“Lëre të luajë…”; tri fjalët që ndryshuan historinë e futbollit dhe i hapën rrugën Lionel Messit

“Lëre të luajë…”; tri fjalët që ndryshuan historinë e futbollit dhe i hapën rrugën Lionel Messit

Pak njerëz e dinë se debutimi i Lionel Messit në futboll erdhi krejt rastësisht. Trajneri i tij i parë, Salvador Aparicio, ka rrëfyer historinë emocionuese të ditës kur nisi gjithçka: “Lionel kishte ardhur në stadium me familjen. Vëllezërit e tij po luanin, ndërsa ai ishte në tribunë me nënën dhe gjyshen. Më mungonte një lojtar dhe i kërkova nënës ta linte të luante. Ajo më tha: Jo, ai nuk ka luajtur kurrë. Gjyshja ndërhyri: Lëre të luajë”. Në fillim, Messi e la topin të kalonte pranë tij, por në prekjen e dytë gjithçka ndryshoi: “E kontrolloi topin dhe nisi të driblonte këdo që i dilte përpara. I bërtisja: Gjuaj, gjuaj…, por ishte shumë i vogël. Që nga ajo ditë ai mbeti përgjithmonë pjesë e ekipit...