Leo Messi-Lamine Yamal, i bashkon “magjia” e numrit 19 për të pushtuar botën

Leo Messi-Lamine Yamal, i bashkon “magjia” e numrit 19 për të pushtuar botën

Leo Messi dhe Lamine Yamal, të bashkuar përgjithmonë nga numri 19. Kjo shifër përsëritet aq shumë në karrierat e tyre sa, nëse e analizojmë, për disa momente duket edhe e frikshme. Dy yjet do të përballen për herë të parë në karrierën e tyre, pasi 19 vite më parë ishin bashkë në fotosesionin e famshëm ku Messi i bënte banjë Lamine. Një imazh “viral” që ka marrë sërish jehonë të madhe, sepse rrugët e tyre do të kryqëzohen 19 vite më vonë dhe në një finale Botërori. Nëse kjo është mbresëlënëse, po aq interesant është edhe fakti se të dy kanë debutuar në një Botëror futbolli në moshën 19-vjeçare (të dy e mbushën këtë moshë gjatë turneut). Lamine Yamal po e bën në këtë edicion,...