Leao: Kam pasur sezon shumë të komplikuar për shkak të dëmtimeve. Jota? Gjithmonë me ne

Leao: Kam pasur sezon shumë të komplikuar për shkak të dëmtimeve. Jota? Gjithmonë me ne

3 Korrik 2026 12:31 Alfred Lleshi Sulmuesi i Milanit ka folur për mediat pas fitores në Botëror kundër Kroacisë, ndeshje e vlefshme për 1/16 e finales së Botërorit 2026. Fitore e ngushtë për Portugalinë. Përfaqësuesja e Roberto Martinez mposhti 2-1 Kroacinë dhe avancoi  me tej në Kupën e Botës, ku të hënën, në orën 21:00, me orën europiane, do të përballet me Spanjën. Në fund të ndeshjes, sulmuesi portugez dhe i Milanit, Rafael Leao, foli për mediat: “Kam pasur një sezon shumë të komplikuar në nivel dëmtimesh dhe, me një ndeshje të këtij intensiteti, ishte vetëm lodhje. Megjithatë, kur skuadra ka këtë shpirt, lodhja zhduket, ndaj vazhdova deri në minutën e fundit. Edhe me lodhjen në këmbën e djathtë, arrita të jap asistin. Të gjithë shtynim...