Lautaro është gati, rikthehet për ndeshjen e titullit ndaj Parmës: Jam rikuperuar, të dielën rikthehem

Lautaro është gati, rikthehet për ndeshjen e titullit ndaj Parmës: Jam rikuperuar, të dielën rikthehem

30 Prill 2026 8:13 Alfred Lleshi Kapiteni është gati dhe synon ndeshjen kundër Parmës, që mund të vlejë titullin kampion. Lautaro Martinez është rikthyer plotësisht me grupin (mungojnë vetëm Luis Henrique dhe Calhanoglu), Interi gjen sërish liderin e vet, i cili nga shkurti e deri më sot, që nga dita e dëmtimit në ndeshjen e parë të Champions-it në fushën e vështirë të Bodo, ka luajtur vetëm 56 minuta kundër Romës. Dy gola shumë të rëndësishëm në sfidën delikate ndaj verdhekuqve dhe më pas sërish dëmtim, përsëri problem në soleusin e këmbës së majtë. Tani argjentinasi është mirë dhe kandidon për një vend titullari të dielën në mbrëmje, kur Interi mund të sigurojë matematikisht titullin e 21-të. Vetë Lautaro e konfirmoi praninë kundër Parmës në...