Lautaro apo Alvarez në krah të Messi, reagon Scaloni: Nuk mund të luaj me të 3, rrezikojmë të humbasim ekuilibrat
Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, foli për menaxhimin e sulmuesve përkrah Lionel Messi. Në dy ndeshjet e para të Kupës së Botës 2026 titullar ka qenë Lautaro Martinez, ndërsa Julian Alvarez e ka nisur nga stoli. “Ndonjëherë më pyesin nëse Lautaro dhe Julián mund të luajnë së bashku. Është një pyetje e ndërlikuar. Lautaro, Julián, Leo. Por duhet të mbrohesh, të vraposh, të ruash ekuilibrin”, tha Scaloni. Më tej, ai vazhdoi: “Do të doja shumë, sepse i dua të tre, i adhuroj. Por Leo duhet të luajë sepse e them unë. Është një pyetje interesante, por përgjigjja nuk është aq e thjeshtë”. “Nëse humbasim ekuilibrin, rrezikojmë të bëhemi një ekip i prekshëm dhe kjo është gjëja e fundit që duam. Si mund të mos dua...
Burimi:
telesport.al