Lamine Yamal, kërkesa plot humor e të dashurës për finalen e Kupës së Botës
10 Korrik 2026 14:07 Alfred Lleshi Historia e dashurisë mes Lamine Yamal dhe Inés García është pasuruar me një episod argëtues gjatë Kupës së Botës 2026. Modelja spanjolle i bëri një kërkesë me humor të dashurit të saj, por jo vetëm për lavdinë sportive. Shkak u bë njoftimi se në spektaklin e pushimit të finales së madhe do të performojë Justin Bieber si ylli kryesor. Mundësia për ta parë nga afër këngëtarin kanadez e shtyu Inés të publikonte një “Story” në Instagram, me mesazh të drejtpërdrejtë për yllin e Barcelonës: “Dashuria ime, bëj gjithçka që është e mundur për të arritur në finalen e Kupës së Botës. A më dëgjon? Bëj gjithçka që mundesh…”
Burimi:
telesport.al