Lamine Jamal shijon pushimet në Kolumbi, kurse Reali nuk u ndahet blerjeve të bujshme
Adriatik BALLA Spanja fitoi Botërorin dhe tani lojtarët e saj triumfues po gëzojnë disa ditë pushime. Mes futbollistëve kampionë bote, Lamine Jamal zgjodhi Cartagena de Indias, në bregun karaibik të Kolumbisë, për të kaluar disa ditë pushimesh pas fitores së titullit botëror me Spanjën. Talenti 19 vjeçar i Barcelonës, u pa të shëtiste në qendrën historike të qytetit i shoqëruar nga stafi i tij i sigurisë, duke tërhequr vëmendjen e rezidentëve dhe turistëve. Disa tifozë publikuan në rrjetet sociale video të futbollistit teksa dilte nga hoteli duke përshëndetur të pranishmit dhe duke bërë disa fotografi. Kryetari i Bashkisë së Cartagena, Dumek Turbay Paz, iu gëzua pranisë së yllit të futbollit spanjoll duke nënvizuar se qyteti është gjithnjë një vend ideal për protagonistët e mëdhenj të...
Burimi:
sot.com.al