Laçi në formacionin e javës në Turqi, për Gjimshitin Atalanta rezervon një surprizë

Laçi në formacionin e javës në Turqi, për Gjimshitin Atalanta rezervon një surprizë

Adriatik BALLA Lojtarët e Shqipërisë po bëjnë paraqitje të mirë në ndeshjet e fundit të këtij sezoni në radhët e klubeve të tyre në Europë dhe më gjerë, duke dyshuar se kanë potencial dhe po përmirësojnë edhe në këto xhiro të fundit të sezonit të dhënat e tyre teknike në planin individual. Një pjesë i kanë sytë nga merkato dhe pritet të bëjnë goditje në treg, por shumica duken të angazhuar të vazhdojnë më tej me ekipet ku luajnë aktualisht. Ndërkohë, një kuqezi ka spikatur këtë vit në Turqi. Kështu, futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Qazim Laçi, është futur në formacionin e javës në Superligën e Turqisë. Laçi shënoi një gol dhe bëri një asist në ndeshjen e fundit të Rizesportit 3:2 ndaj Koniasporit. Mesfushori...