Zbardhen bisedat private të Tchouamenit në IG: “Nuk pati sherr, koka e tij goditi dyshemenë…”
Pas deklaratës emocionuese të Fede Valverdes, ka reaguar edhe mesfushori francez Aurelien Tchouameni, duke dhënë versionin e tij mbi incidentin që ka trazuar kampin madrilen përpara “El Clasico-s”. Përmes disa deklaratave që po qarkullojnë me shpejtësi, Tchouameni ka tentuar të sqarojë dinamikën e ngjarjes, duke mohuar kategorikisht një përplasje fizike mes tyre. Deklarata e përshtatur e Tchouameni: “Diçka ka ndodhur, por nuk mund të them asgjë më shumë. Ua thashë që dje se nuk ka pasur asgjë në kuptimin që nuk ka pasur një sherr mes nesh. Nuk është e vërtetë që e kam goditur me grusht, këtë mund t’ua konfirmoj me siguri. Koka e tij thjesht goditi në tokë.” Kjo deklaratë vjen si një përpjekje për të ulur tensionet dhe për të hedhur poshtë...
Burimi:
top-channel.tv