Tjetër përplasje në skuadrën e Realit, Tchouameni bën për spital Valverden pas sherrit të një dite më parë
Tensione të forta po raportohen brenda dhomave të zhveshjes së Real Madrid, ku protagonistë të një përplasjeje të rëndë janë bërë Federico Valverde dhe Aurélien Tchouaméni. Sipas medias spanjolle “Marca”, dy lojtarët janë konfliktuar fizikisht për të dytën ditë radhazi. Pas një incidenti, situata është përshkallëzuar sërish gjatë seancës stërvitore të së enjtes. Burime pranë klubit kanë bërë të ditur se tensioni nisi që para stërvitjes, kur Federico Valverde refuzoi t’i jepte dorën shokut të skuadrës, Aurélien Tchouaméni. Atmosfera në skuadër u bë shumë e rënduar dhe konflikti vazhdoi më pas në dhomat e zhveshjes. Sipas raportimeve, gjatë përplasjes fizike Valverde ka marrë një goditje aksidentale, që nuk dyshohet të jetë shkaktuar drejtpërdrejt nga Tchouaméni, por që i ka shkaktuar një plagë dhe e ka...
Burimi:
top-channel.tv