Stërvitje me grupin para Osasunës, tre rikthime të rëndësishme për Flickun te Barcelona

Stërvitje me grupin para Osasunës, tre rikthime të rëndësishme për Flickun te Barcelona

Barça filloi sot përgatitjet për ndeshjen vendimtare të LaLigas kundër Osasunës, e cila do të luhet këtë të shtunë, më 2 maj. Marc Bernal dhe Raphinha janë stërvitur me grupin, tashmë të përqendruar në rikthimin e tyre. Plani i Flick është që ata të jenë gati për këtë ndeshje dhe gjithashtu të luajnë disa minuta për El Clasicon e 10 majit në “Camp Nou”. Lajmi tjetër i madh është Christensen, i cili është rikthyer në grup pas një mungese të gjatë. Një zhvillim i mirëpritur për trajnerin gjerman. Marc Bernal pësoi një shtrembërim të kyçit të këmbës së majtë një muaj më parë në ndeshjen e LaLiga-s kundër Atlético Madrid dhe rikuperimi i tij po ecën mirë. Në Ciutat Esportiva, konsiderohet e sigurt se ai...