“Skandali më i madh në histori!”/ Publikohet dosja e zezë e arbitrave spanjollë, Madridi kërkon ndëshkim ekstrem për Barçën

“Skandali më i madh në histori!”/ Publikohet dosja e zezë e arbitrave spanjollë, Madridi kërkon ndëshkim ekstrem për Barçën

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka zyrtarizuar ofensivën e tij institucionale kundër rivalëve historikë të Barcelonës. Menjëherë pas rikonfirmimit në krye të klubit madrilen, akti i tij i parë ishte dorëzimi i një dosjeje voluminoze në zyrat e UEFA-s në Nyon, e cila implikon drejtpërdrejt katalanasit në skandalin “Negreira”. Dokumenti, i cili sipas të përditshmes prestigjioze spanjolle “AS” numëron plot 500 faqe dhe është përgatitur me detaje për tre vite, bën një skanim të thellë të 30 viteve arbitrazh në futbollin spanjoll. Përmes kësaj lëvizjeje ligjore, Real Madrid kërkon një ndëshkim shembullor nga qeveria e futbollit europian, duke mos përjashtuar as kërkesën për heqjen e titujve të fituar nga klubi “Blaugrana”. Prapaskenat e finales në Budapest dhe takimi me Ceferin Perez e kishte paralajmëruar...