Real Madrid, nuk ka ndëshkim ekstra nga Arbeloa për Tchouamenin dhe Valverden…

Real Madrid, nuk ka ndëshkim ekstra nga Arbeloa për Tchouamenin dhe Valverden…

Alvaro Arbeloa në konferencën për shtyp të dhënë në prag të El Clasicos me Barcelonën tentoi t’i hedhë ujë zjarrit të ndezur prej ditësh në Valdebebas pas tensioneve shumë të larta që shpërthyen dhe ku protagonistë kryesorë u bënë Federico Valverde dhe Aurelien Tchouameni. Trajneri i Los Blancos vendosi të mos japë asnjë sanksion tjetër ndaj dy futbollistëve duke u mjaftuar me gjobën prej 500 mijë eurosh secili të dhënë nga klubi për ta. Për më tepër, Arbeloa konfirmoi se Tchouameni do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen e së dielës, por nuk zbuloi nëse do të jetë apo jo titullar në Camp Nou. Pas konferencës për shtyp, futbollistët zbritën në fushë në qendrën stërvitore Valdebebas, ku 15 minutat e para ishin të hapura...