Real Madrid, një fitore për statistikë për sezonin, mposht Oviedon në La Liga
Reali i Madridit mori 3 pikët në ndeshjen e javës së 36 të La Ligas teksa mundi Oviedon me rezultatin 2-0 në një ndeshje pa objektiva, por ku Los Blancos vinin me një situatë të tensionuar sidomos pas konferencës së ashpër për shtyp të Florentino Perez pas humbjes në El Clasicon me Barcelonën ku kjo e fundit u kurorëzua kampione e Spanjës për herë të 29. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 të Realit të Madridit me golin e shënuar nga Gonzalo Garcia vetëm në minutën e fundit të saj. Ishte një pjesë e parë ku u dëgjuan fërshëllima ndaj lojtarëve të futbollistëve të Realit të Madridit, ndërkohë që u shpalos edhe një banderolë kundër Florentino Perez ku lexohej ‘Fiorentino ik!’ që u...
Burimi:
top-channel.tv