Real Madrid dhe Vinicius në dyshime, rinovimi i kontratës me brazilianin është në ngërç. Kupa e Botës do të ketë rol kyç
E ardhmja e Vinicius Junior te Real Madrid mbetet e paqartë, pasi negociatat për rinovimin e kontratës së tij janë pezulluar prej afro një viti. Sulmuesi brazilian ka kontratë deri në qershor të vitit 2027, ndërsa bisedimet mes palëve janë ndërprerë që nga vera e kaluar. Presidenti i klubit, Florentino Perez, ka deklaruar se shpreson që Vinicius të vazhdojë te madrilenët, por nuk ka dhënë afate konkrete për arritjen e një marrëveshjeje të re. Sipas mediave spanjolle, Kupa e Botës mund të luajë rol vendimtar në këtë proces. Një paraqitje e suksesshme e Vinicius me Brazilin do t’i forconte pozitat e tij në negociata, ndërsa një turne më pak i suksesshëm do t’i jepte më shumë hapësirë manovrimi klubit spanjoll. Burime pranë negociatave bëjnë të...
Burimi:
top-channel.tv