Nuk kanë fund hallet për Realin e Madridit, dëmtim shokues për Mendy, i rrezikohet karriera

Nuk kanë fund hallet për Realin e Madridit, dëmtim shokues për Mendy, i rrezikohet karriera

Sikur të mos mjaftojnë tensionet e forta mes futbollistëve, Reali i Madridit merr një lajm tronditës; karriera e Ferland Mendy është në rrezik. Mbrojtësi francez i krahut, në ndeshjen me Espanyol të dielën e kaluar u detyrua të lërë fushën e lojës për një problem muskular. Ekzaminimet mjekësore evidentuan një dëmtim në tendinën e muskulit të pasëm femoral në këmbën e djathtë, por diagnoza e dëmtimit është përkeqësuar shumë. Sipas asaj që publikohet në median spanjolle, përveç dëmtimit, ka edhe një ndarje kockore që do të vendoste në rrezik karrierën e futbollistit francez në moshën 30 vjeçare. Top Channel