Nuk ka surpriza në zgjedhjet e Realit, Florentino Perez vazhdon të jetë presidenti i klubit “Los Blancos” edhe për një mandat tjetër
Zgjedhjet për presidencën e Real Madrid janë përmbyllur, me Florentino Pérez që është shpallur fitues, duke siguruar një tjetër mandat në krye të klubit madrilen. Sipas rezultateve përfundimtare të votimit, Pérez ka marrë shumicën e mbështetjes së anëtarëve të klubit, duke lënë pas kandidatin tjetër Enrique Riquelme. Procesi zgjedhor u zhvillua gjatë ditës në “Ciudad Real Madrid” në Valdebebas, në një garë që për herë të parë pas 20 vitesh paraqiti dy kandidatë në fletëvotim. Fitorja e Pérez konsolidon vazhdimësinë e tij në drejtimin e Real Madridit, duke i siguruar një tjetër mandat në krye të një prej klubeve më të mëdha në botë. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv