Grushtoi kundërshtarin pas kartonit të kuq, Disiplina jep dënim shembullor për portierin e Real Zaragozës
Komiteti Disiplinor i Federatës Mbretërore Spanjolle të Futbollit ka pezulluar Esteban Andradën, portierin e Real Zaragozës, me 13 ndeshje për sulmin e tij ndaj Jorge Pulidos, një lojtar i Huescas, gjatë derbit aragonez të fundjavës së kaluar. Pasi mori kartonin e dytë të verdhë, portieri e grushtoi lojtarin kundërshtar, duke e lënë Pulidon me ënjtje të dukshme në mollëz. Komiteti ka vendosur që ai do të vuajë 12 ndeshje për faullin fillestar, plus një ndeshje shtesë për kartonin e kuq. Incidenti shkaktoi një përleshje ku u përfshinë disa lojtarë. Dani Jiménez , portieri i Huescas, është pezulluar gjithashtu për katër ndeshje për shkak të një grushti tjetër gjatë përplasjes midis lojtarëve të të dy klubeve. Dani Tasende, një lojtar i Zaragozës, është pezulluar gjithashtu për...
Burimi:
top-channel.tv