Del raporti mjekësor për Valverden, humbet “El Clasico-n”, Reali reagon me deklaratë zyrtare
Situata te Real Madridi është tensionuar tej mase përpara ndeshjes së madhe kundër Barcelonës. Klubi “Los Blancos” ka konfirmuar zyrtarisht se Fede Valverde do të mungojë në sfidën e së dielës për shkak të një dëmtimi në kokë, i cili dyshohet se ka ardhur pas një përplasjeje fizike me shokun e tij të skuadrës, Aurelien Tchouameni. Raportimet e fundit bëjnë me dije se incidenti ka ndodhur gjatë ditës së enjte, ndërsa klubi ka njoftuar se tashmë ka nisur procedurat disiplinore ndaj dy yjeve të ekipit. Sipas përditësimit mjekësor, Valverde do të qëndrojë jashtë fushave për të paktën dy javë. Në komunatën zyrtare të Real Madridit thuhet: “Pas analizave të kryera sot nga shërbimi mjekësor, lojtari ynë Fede Valverde është diagnostikuar me një traumë kranio-encefalike (dëmtim...
Burimi:
top-channel.tv