Befason Valverde me reagimin e tij: Askush nuk goditi askënd, unë i gjuajta tavolinës dhe u çava vetë

Befason Valverde me reagimin e tij: Askush nuk goditi askënd, unë i gjuajta tavolinës dhe u çava vetë

Mesfushori i Real Madridit, Fede Valverde, ka thyer heshtjen përmes një deklarate në rrjetet e tij sociale, duke sqaruar situatën me shokun e skuadrës, Aurelien Tchouameni. “Dje pata një incident me një shok skuadre si pasojë e një aksioni gjatë stërvitjes, ku lodhja nga konkurrenca dhe frustrimi i bëjnë gjërat më të mëdha se sa janë në të vërtetë. Në një dhomë zhveshjeje normale, këto gjëra ndodhin dhe zgjidhen mes nesh pa u bërë publike. Eshtë e qartë se këtu ka dikush pas kësaj që nxitoi të tregonte historinë, duke i shtuar faktin që jemi në një sezon pa tituj, ku Madridi është gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe çdo gjë zmadhohet. Sot patëm një tjetër mosmarrëveshje. Gjatë debatit, godita pa dashje një tavolinë, duke...