Barcelona/ Hansi Flick, titull kampion dhe rinovim i kontratës
Hansi Flick do të rinovojë kontratën me Barcelonën menjëherë pasi skuadra blaugrana të sigurojë përfundimisht titullin kampionë në La Liga. Edhe pse nuk ka një datë konkrete, të dyja palët e kanë të qartë se çfarë duhet bërë; mbylljen përfundimisht marrëveshjen dhe nisjen e punës për të planifikuar sezonin e ardhshëm ku priten ndryshime të rëndësishmë në skuadër. Trajneri gjerman do të zgjasë kontratën e tij me Barcelonën deri në 2028 dhe tani ajo që pritet është vetëm formalizimi dhe nënshkrimi i saj. Vazhdimësia e Hansi Flick ka qenë gjithnjë prioritet për Joan Laportan. Presidenti i Barcelonës e ka pasur këtë ide në kokën e tij që në momentin kur trajneri gjerman erdhi në pankinën e blaugranave. Në fakt, Laporta e kërkoi Flick edhe përpara...
Burimi:
top-channel.tv