Kuqezinjtë “pensionistë” vrapojnë drejt FSHF për tu pajisur me licencën e trajnerit UEFA A

Kuqezinjtë “pensionistë” vrapojnë drejt FSHF për tu pajisur me licencën e trajnerit UEFA A

Adriatik BALLA Sikurse raporton edhe vetë Federata Shqiptare e Futbollit, pas përfundimit me sukses të edicionit të 23-të të kursit UEFA A, të organizuar nga FSHF në bashkëpunim me UEFA-n, një grup trajnerësh të rinj iu bashkuan familjes së profesionistëve të licencuar në futbollin shqiptar. Mes të diplomuarve ishin edhe ish-lojtari i Kombëtares shqiptare, Klaus Gjasula, ish-futbollisti i njohur Olsi Teqja, si dhe ish-futbollistja e FC Kinostudio, Edmira Palaj. Në prononcimet e tyre për “fshf.org”, trajnerët e sapolicencuar vlerësuan nivelin e kursit, eksperiencën e fituar gjatë këtij rrugëtimi dhe ndanë objektivat e tyre për të ardhmen në karrierën e trajningut. Klaus Gjasula u shpreh se e gjithë eksperienca e marrë në këtë kurs ishte shumë e vlefshme për të. “Për mua ishte shumë e rëndësishme...