Kupa/ Finale Dinamo – Egnatia, “Air Albania” pret emrin e ri të trofeut

Kupa/ Finale Dinamo – Egnatia, “Air Albania” pret emrin e ri të trofeut

Sërish ata… Pas edicionit të kaluar teksa Dinamo- Egnatia luajtën finalen e trofeut të Kupës së Shqipërisë në “Elbasan Arena” (fituar nga Dinamo me penallti 5-4 pas barazimit në 120 minuta 2-2) edhe këtë mbrëmje, ky duel do të përsëritet thuajse në të njëjtat dimensione. Enigma e vetme; cila nga skuadrat do të triumfojë në këtë edicion të 74-ët të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në futbolin shqiptar. Blutë e Dinamos, larg mundësisë për titull kampion në ‘Final Four’ (vetëm shanse matematikore), duket se do të jenë tërësisht të fokusuar te Kupa për të dërguar në 15-të numrin e këtij triumfi në 75 vite histori të tyre. Nga ana tjetër Egnatia mbetet ndër skuadrat me më shumë trofe në vitet e fundit pasi kanë...