Kupa e Shqipërisë U-17. 7 gola të shënuar në finalen mes Teutës dhe Tiranës. Në fund festojnë durrësakët
14 Maj 2026 20:02 Telesport Teuta është fituese e Kupës së Shqipërisë U-17. Skuadra durrsake mposhti Tiranën në finalen e zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit” me rezultatin 4-3. Një ndeshje e luftuar dhe spektakolare, e cila prodhoi 7 gola dhe përmbysje të rezultatit, duke ofruar emocione deri në vërshëllimën e fundit. Tirana kaloi e para në avantazh me dy gola të shpejtë të shënuar nga Maci dhe Marinaj, ndërsa Teuta ngushtoi shifrat në fundin e pjesës së parë me Gripshin. Në pjesën e dytë, Maci realizoi sërish duke e çuar rezultatin në 1-3 për Tiranën. Megjithatë, reagimi i futbollistëve të Teutës U-17 ishte i jashtëzakonshëm, duke përmbysur gjithçka në minutat në vijim. Për durrsakët shënoi fillimisht Gjuzi, më pas Godime barazoi shifrat, ndërsa sërish Gjuzi...
Burimi:
telesport.al