Kupa e Shqipërisë për vajza/ Nuk ka surpriza. Vllaznia, Apolonia, Teuta e Gramshi fitojnë me goleada & sigurojnë fazën gjysmëfinale
Vllaznia, Apolonia, Teuta e Gramshi janë katër ekipet gjysmëfinaliste të këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë për vajza. Nuk kishte surpriza në ndeshjet e kthimit të fazës çerekfinale, teksa të katër këto ekipe triumfuan pa lëkundje në ndeshjet respektive, duke prerë me bindje biletat për në fazën tjetër. Pas triumfit 9-0 ndaj Atletik Klub në ndeshjen e parë, Vllaznia fitoi edhe takimin e dytë me rezultatin 3-0 të shtunën. Shkodranet konfirmojnë kështu formën e tyre pozitive edhe në këtë edicion të këtij kompeticioni. Sakaq, të shtunën u luajtën edhe dy sfidat e tjera, ku Apolonia mposhti 8-1 Kinostudion. Fieraket kontrolluar ndeshjen, duke treguar qartë se mbeten një nga pretendueset për këtë trofe. Teuta vijoi marshimin bindës, duke mposhtur Partizanin me rezultatin e thellë 8-0. Një...
Burimi:
gijotina.com