Zjarri shkrumboi mbi 30 apartamente në Tiranë, katër të arrestuar. Në kërkim ndërtuesi
Një ditë pas ngjarjes së rëndë ku një ndërtesë 12-katëshe pranë “Farmacisë 10” në Tiranë u përfshi nga një zjarr i përmasave të mëdha, policia ka vënë në pranga katër persona. Mësohet se janë vënë në pranga administratori i pallatit me inicialet A.C, si dhe menaxherja e supermarketit me inicialet R.S. Supermarketi ndodhej në katin përdhesë të këtij pallati, dhe nga aty dyshohen se kanë nisur flakët. Po ashtu në pranga janë vënë edhe inxhinieri me inicialet E.A i kompanisë “Arlis” si dhe A.F, administratori i kompanisë (kontraktori) që ka bërë fasadat e ndërtesës. Ndërkohë është shpallur në kërkim edhe pronari i kompanisë së ndërtimit, me inicialet A.L. Shkaku i zjarrit nuk është përcaktuar ende zyrtarisht, ndërsa materiali i përdorur në fasadë mund të ketë...
Burimi:
javanews.al